Memushi: Ndeshje prestigji me Elbasanin, shpërdorojmë shumë

Memushi: Ndeshje prestigji me Elbasanin, shpërdorojmë shumë

Trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 2-2 ndaj Elbasanit.

Sipas tij, kjo ishte një ndeshje prestigji, ndërsa shtoi se për tifozët ishte lojë e bukur.

Ky takim i sotëm ka qenë një ndeshje prestigji, duke ditur që Elbasani ishte i ngjitur në Superiore dhe vinte më i qetë nga ana psikologjike.

Ne kishim presionin që duhet ta fitonim ndeshjen për të treguar ecurinë tonë, është ndeshja e tretë radhazi në fushën tonë që luajmë bukur dhe shpërdorojmë shumë raste. Kemi luajtur në thellësi, por në momentin final, te rreziku dhe goli kemi vuajtur shumë. Dua të falënderoj djemtë për atë se çfarë dhanë në fushë, sportdashësit shikuan një takim të bukur, me gola dhe dua të falënderoj edhe kundërshtarin për këtë ndeshje.

Nuk mund të them dhe paragjykoj këdo që drejton një takim. Unë i kam porositur skuadrën gjatë gjithë javës që ne të bëjmë punën tonë. Të kemi një “fair-play” gjatë gjithë këtij takimi, sepse nuk na takon ne. Jam shumë i gëzuar që takimi shkoi mirë.

Nëse ne arrijmë deri në finalen e “play-out”, atje nuk është më Kategoria e Parë apo Superiore por janë shanset 50-50, çdo gjë është e hapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy