
Me lojën e zhvilluar sidomos në Uefa Nations Leagues , sulmuesi Ferran Torres e ka shtuar interesin e pretendentëve . Sipas Defensa Central është Real Madridi që do të mundohet të rifreskojë ofensivën me një lojtar tepër interesant . Objektivi i rikthimit në majën e Europës dhe më gjerë mbetet një ndër detyrat kryesore të Carlo Ancelottit që synon të jetë një ogur i mbarë për mbarëvajtjen e ‘’ Galaktikëve ‘’ në të ardhmen .
Patjetër që konkurrenca në kontinentin e vjetër sa vjen edhe ashpërsohet por skuadrat me emër i marrin paraprakisht parasysh sfidat e rradhës .
Megjithatë të sfidosh Manchester United , Manchester City, Paris St Germain , Bayern Munchen dhe Liverpoolin thekson se kjo luftë do të jetë e hapur deri në fund dhe ashtu siç ka ndodhur në të gjitha merkatot kush do të gabojë më pak do të ketë më tepër shanse për të firmosur me 21 vjeçarin e talentuar.
Për më tepër kjo alternativë cilësohet si asi nën mëngë sepse objektivi parësor i ‘’ Los Merengues ‘’ është Kylian Mbappe por kundërshtimet e njëpasnjëshme të Paris St Germain nuk e kanë entuziazmuar aq sa duhet manjatin Florentino Perez i cili me investimet e bëra ndër vite e ka pozicionuar Real Madridin si një prej ekipeve më të famshëm në glob .
Gjithsesi nuk duhet lënë në harresë as Mikel Oyarzabal dhe Yeremi Pino që vinë pas një performance pozitive respektivisht me Real Sociedad dhe Villarealin .



