3 kërkesat e  Pochettinos

3 kërkesat e Pochettinos

Rinovimet  Neymar Junior dhe Kylian Mbappe  kanë mbetur një çështje pezull tek Paris St Germain .  Frika e largimit të tyre nga ‘’ Parque De Prince ‘’ i ka hapur sytë drejtuesve të kryeqytetasve për përveshjen e mengëve  për afrimin e lojtarëve që përputhen me filozofinë e lojës që praktikojnë kuq e blutë.  Planet e pandalura të numrit një të pankinës Mauricio Pochettino janë vënë në vijë me deklarimin e dy opsioneve të cilat në plan të parë nuk duken shumë të kushtueshme .

Flitet për mbrojtësin e Manchester United Eric Bailly i cili nuk ka arritur të gjejë hapësirat e nevojshme nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe mundësia e transferimit në  Ligue 1 shikohet si shumë interesante për zhvillimin e karrierës .  Në shume raste ‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë theksuar se një ofertë interesante në drejtim të lojtarit nga Bregu i Fildishtë do të marrë ‘’ Ok ‘’ e tyre .  

Pretendimet e kampionëve në fuqi të Francës nuk mbarojnë me kaq sepse riparimi i mesfushës konsiderohet si diçka e domosdoshme për ti dhënë stabilitetin e nevojshëm lojës së Parisit gjatë sezonit vijues . 

Kjo arsye  konceptohet si mëse e mjaftueshme për të hedhur sytë tek elementë të nivelit të lartë .  Evolucioni i Arthur Melos dhe Thiago Alcantaras shikohet si mjaft shpresëdhënës për të  startuar negociatat me skuadrat përkatëse dhe në rastin e një akordi të mundshëm do të rezultonin kombinimi perfekt për të ardhmen e dëshiruar .  Nëse bëhet një përllogaritje këto lojtarë do ti kushtonin presidencës së lideruar nga Nasser Al Khelaifi plot 120 milionë euro, investim që do ti hapte rrugën suksesit në të ardhmen .

 

 

 

       

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy