
Së fundmi Barcelona është fokusuar tek një çështje prioritare për të ardhmen . Pas largimit të Lionel Messit katalanasit duan të evitojnë humbjen e komponentëve të rëndësishëm dhe janë fokusuar tek rinovimi me trainerin Ronald Koeman . Hollandezi do të ketë një sfidë shumë të vështirë sepse nuk do të mbështetet tek Lionel Messi dhe Antoine Griezmann .
Kuq e blutë kanë komunikuar me hollandezin dhe agjentin e tij për të avancuar negociatat dhe sipas Mundodeportivos në kontratën e re janë hartuar një sërë kushtesh të cilat 58 vjeçari duhet ti realizojë .
Duke qenë se Barcelona është një skuadër me karakter fitues , peticioni i drejtuesve lidhet me fitimin e titujve si në Spanjë ashtu edhe në Champions League dhe me një ndryshim sistemi taktik ku kërkohet rikthimi në 4-3-3- shin e famshëm që i ka dhënë shumë sukses Barcelonës në të kaluarën .
Një tjetër aspekt në të cilin duhet të fokusohet Ronald Koeman është gjetja e hapësirave në ekipin e parë sidomos për talentin Riqui Puig , lojtar që nuk ka kaluar një eksperiencë pozitive nën drejtimin e tij .
Kërkesa e fundit e drejtuesve ndaj trainerit të mirënjohur është ndihma ndaj lojtarëve që e kanë humbur shkëlqimin e mëparshëm ndër të cilët përfshihet francezi Samuel Umtiti i cili ka vendosur të qëndrojë në ‘’ Camp Nou ‘’ .
Këtyre pikave të rëndësishme pa dyshim i duhet një kohë e përcaktuar për tu realizuar por pavarësisht periudhës së vështirë, Barcelona mbetet një skuadër shumë e frikshme për çdo kundërshtar dhe mund të befasojë edhe pa emra të mëdhenjë .



