Liverpooli, në avantazh për Rodrygo Goes

Liverpooli, në avantazh për Rodrygo Goes

 Prej shumë kohësh kanë filluar të qarkullojnë zërat për një largim të Rodrygo Goes nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

 Braziliani ka patur vështirësi për të gjetur një vend titullari në 11-shen e Xabi Alonsos, për të cilin natyrisht asnjëherë nuk kanë munguar pretendentët. 

Një ndër to është Liverpooli dhe sipas ecurisë së deritanishme konsiderohet ndjeshëm i avantazhuar për të marrë shërbimet e 24 vjeçarit. 

Në sezonin e shkuar protagonizmi tek ‘’ Los Blancos ‘’ është reduktuar ndjeshëm, arsye e mjaftueshme dhe natyrisht një sinjal për vetë lojtarin dhe skuadrat e interesuara se duhet të përfitojnë nga kjo situatë. 

Megjithatë, edhe Bayern Muncheni bashkë me Chelsean do të luftojnë fort me ‘’ Të Kuqtë ‘’ për ta fituar këtë garë e cila parashikohet se do të jetë ndër më emocionueset e merkatos së verës. 

Gjermanët dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ s’duhen nënvlerësuar në asnjë moment, sidomos referuar këtyre të fundit, të cilët u shpallën me meritë fitues të Botërorit të Klubeve nën drejtimin e Enzo Marescas. 

Traineri italian dhe ai i bavarezëve Vincent Kompany pretendojnë të vijojnë rrugën drejt suksesve në vijimësi pavarësisht se rivaliteti ndërmjet ekipeve është ashpërsuar ndjeshëm.

Negociatat ndërmjet klubeve vijojnë duke qenë se kemi të bëjmë me një lojtar shumë cilësor, i grumbulluar edhe nga Carlo Ancelotti tek ‘’ Seleçao ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy