
Në sezonin e parë me Napolin Scott McTominay po tregon se drejtuesit kanë qëlluar në shenjë me transferimin e tij gjatë merkatos së verës në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Skocezi është adaptuar menjëherë në 3-5-2 e famshëm të Antonio Contes, skemë e cila deri në këtë moment të sezonit i ka dhënë rezultat.
Mirëpo, për të ardhmen e tij ka filluar të flitet duke qenë se pretendohet nga Interi.
Mesfushori e ka konsoliduar vendin e një titullari tek ‘’ Il Partenopei ‘’ por hyrja në garë e zikaltërve pritet që të analizohet nga ky i fundit.
28 vjeçari është i padiskutueshëm edhe tek kombѱtarja e Skocisë, i cili e ka eksperiencën e duhur mbi supe për të përfaqësuar një ekip të famshëm.
Prezenca e tij i jep ekuilibrin dhe qetësinë e duhur repartit të mesfushës, lojtar që spikat edhe për faktin e të qënit efektiv në prapavijë.
Natyrisht, duke patur parasysh rëndësinë në ekipin e trainerit nga Lecce, për ish fituesit e Serisë A s’do të jetë aspak e lehtë që ta arrijnë objektivin.
Një fakt domethënës sigurisht lidhet me përforcimin e një rivali direkt në luftën për titull, dhe pikërisht kjo situatë do të analizohet në mënyrë të detajuar nga drejtuesit e bardhekaltërve, me në krye Aurelio Di Laurentis.
Scott McTominay e ka shpërblyer besimin e dhënë nga ish traineri i Interit, me 28 sfida, 7 gola dhe 2 asiste dhe paraqitje dinjitoze në sezonin aktual.



