Bayern Muncheni, gjen mesfushor tek Aston Villa

Bayern Muncheni, gjen mesfushor tek Aston Villa

  Një ndër objektivat e drejtuesve të Bayern Munchenit për merkaton e verës do të jetë natyrisht përforcimi i metrave të fundit.

Gjermanët kanë nisur një tjetër etapë me Vincent Kompany-n në stol dhe deri më tani i kanë bërë shumë mirë detyrat në kompeticionet pjesëmarrëse.

Megjithatë, në atë të Champions Leagues fatkeqësisht e kanë humbur çerekfinalen e parë në ‘’ Allianz Arena ‘’ me rezultatin minimal 1-2 ndaj Interit por kanë edhe një sfidë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

Ndërkohë në Bundesligë po kryesojnë bindshëm, me 6 pikë larg Bayer Leverkusenit, pas 29 sfidave.

Traineri belg e ka gjetur objektivin në Premier League, tek Aston Villa.

Morgan Rogers është një ndër më të spikaturit në këtë ligë, i cili ia ka shpërblyer besimin Unay Emery-s me 14 gola dhe 12 asiste në 45 sfida.

Në çdo të tillë anglezi ka evidentuar se mbetet një ndër pilarët e kryeqytetasve, një ekip i cili ka ndryshuar nën drejtimin e trainerit spanjoll.

Presidenti Herbert  Hainer tashmë e ka hedhur hapin, i cili ka përgatitur afro 70 milionë euro për 22 vjeçarin, një shifër e konsiderueshme kjo.

E ardhmja e Morgan Rogers mund të ndryshojë, edhe pse është ende herët për ta përcaktuar një gjë të tillë dhe  interesi i ish rekordmenëve të kampionatit gjerman pritet të analizohet me detaje.

 

             

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy