Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, është shfaqur shumë i lumtur, pas fitores që skuadra e tij regjistroi në derbin ndaj Tiranës.
Në prononcimin e dhënë për mediat, Demi tha se Partizani gjithmonë synon titullin kampion, ndërsa shtoi se ai vetë e ka fituar atë për këtë sezon, referuar stadiumit të ri.
Demi nuk i kurseu edhe superlativat për trajnerin Kolela, për të cilin tha se është i stadit të lartë.
Mendoj se skuadra zhvilloi një lojë të mirë. Pas golit e menaxhuam shumë mirë rezultatin deri në fund për të mbërritur te fitorja.
Po është e vërtetë. E fituam këtë të shtatën, por para këtyre ndeshjeve ju të gjithë e dini se kush ka qenë fitues në epokën “Demi”.
Ju e dini të gjithë, Partizani në çdo sezon futet për të fituar titullin kampion. Kështu që po, e kishim pritur.
Po, e uroj Kolelën, po ecën mirë. Është një trajner i një stadi shumë të lartë, sepse po e mban ekipin në krye, por edhe po e ndihmon Partizanin me angazhimin dhe rritjen e djemve të rinj.
Unë titullin tim e kam realizuar, tjetrin e ka në dorë Kolela me lojtarët dhe gjithë pjesën tjetër që punon me skuadrën. Shpresojmë që shumë shpejt të ndërtojmë edhe fushat dhe ta mbarojmë kompleksin.



