
Të premten është planifikuar të luhet debri i kryeqytetit, mes Dinamos dhe Partizanit, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Dinamo është skuadra pritëse në këtë ndeshje dhe për këtë arsye, së fundmi ka zbuluar edhe çmimet e biletave për ata që duan ta ndjekin ndeshjen në stadium.
Në tribunën pas porte dhe për miqtë bileta kushton 400 lekë të reja, ndërsa në tribunën qendrore bileta do të kushtojë 2000 lekë të reja.
“Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes FC Dinamo – FK Partizani që luhet të Premten në “Elbasan Arena”.
Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 10:00-18:00në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” dhe në Elbasan ditën e ndeshjes.”, thuhet në njoftim.



