
Skuadra moldave, Petrocub, eliminoi Laçin në turin e dytë në Conference League, duke i mposhtur kurbinasit në “Elbasan Arena” me shifrat e thella 1-4.
Kjo humbje kishte edhe pasoja të mëdha për nënkampionët e Shqipërisë, pasi solli shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro dhe një revolucion në skuadrën kurbinase.
Megjithatë aventura për Petrocub në Europë do të mbyllet që në turin e tretë. Skuadra nga Moldavia është mposhtu me shifrat e thella 5-0 në ndeshjen e parë, nga hungarezët e Fehervar, çka do të thotë se kualifikimi është një mision i pamundur.



