Alfred Deliallisi, trajner futbolli, aktualisht me një nga ekipet e Kategorisë së Parë, Korabin, rrëfeu në një intervistë për gazetarin Gerti Çarçani planet për ngritjen e ekipit.
Nuk dua të bëj gabimet që kam bërë më parë. Kam marrë më shumë përgjegjësi se duhet. Nuk i kam shpërndarë. Bëja më shumë punë seç më takonin. Trajneri është për të zotëruar klubin, jo për të bërë punë të dyta e të treta. Në momentin që merr një punë përsipër, ti duhet të kesh vetëbesim. Përderisa i ke shtrënguar dorën të zotit të punës, duhet të luftosh dhe të shkosh drejt suksesit.
Në lidhje me merkaton e verës, Deliallisi tha se po punohet për të qenë gati në fillim të kampionatit.
Duhen lojtarë cilësorë që e njohin kategorinë. Duhet të jesh shumë agresiv dhe mendoj se deri në mbylljen e merkatos duhet të gjejmë lojtarë që i përshtaten situatës. Mendoj që do të jemi gati për fillimin e kampionatit.



