Juventus, në garë për Iscon

Juventus, në garë për Iscon

    Pas katër muajsh tek Sevilla besohet se e ardhmja e Isco Alarcon do të ndryshojë përsëri.

Spanjolli ka vendosur ti japë fund eksperiencës me andaluzët dhe momentalisht nuk ekzistojnë shumë oferta për mesfushorin.

Gjithsesi Juventusi ia ka hapur dyert e ‘’ Allianz Stadium ‘’ pasi Massimilliano Allegri e konsideron një ndihmë për të ardhmen në këtë repart tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’.

30 vjeçari nuk ka bindur tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe deri në këtë moment numëron vetëm 1265 minuta aktivizim , të ndara në 19 sfida , në të cilat ka shënuar 1 gol dhe  ka shërbyer me tre asiste për shokët e skuadrës , të shoqëruara me një lojë shumë të vakët.

Ishi i Real Madridit konsiderohet një ndër transferimet më të dështuara të viteve të fundit tek Sevilla dhe për drejtorin teknik Monchi , largimi nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ është i domosdoshëm.

Bardhezinjtë mund t’ia rikthejnë buzëqeshjen Isco Alarconit , karriera e të cilit ka rezultuar me shumë ulje-ngritje dhe kjo histori sigurisht duhet të marrë fund njëherë e mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy