Ecuria e shkëlqyer në sezonin e shkuar me shumë gjasa do të pasohet me rinovimin e Marcus Rashford me Manchester United.
Prej kohësh flitej për një largim të mundshëm të anglezit nga ‘’ Old Trafford ‘’ në fundin e sezonit por historia ka pësuar një ndryshim të menjëhershëm falë performancës së sulmuesit nën drejtimin e Erik Ten Hag.
30 gola dhe 11 asiste në 56 sfida flasin qartë për një lojtar determinant në metrat e fundit, kontributi i të cilit i ka ndihmuar 20 herë kampionët e Premier Leagues të rikthehen në Champions League.
Kontrata e 25 vjeçarit është e vlefshme deri në 30 qershor por nga drejtuesit po bëhet gjithçka për qëndrimin e golashënuesit në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ dhe kështu njëkohësisht t’ia mbyllin derën edhe pretendentëve si Juventusi, Real Madridi apo Paris St Germain.
Në një ekip si Manchester United gjithmonë është konsideruar prioritet qëndrimi i peshave të rënda dhe Marcus Rashford është një ndër to.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.