
Pas ndarjes nga Kevin Prince Boateng, Melissa Satta nuk ka humbur kohë për të gjetur dashurinë e re. Modelja është duke i kaluar pushimet e saj me sipërmarrësin italian, Mattia Rivetti. Ky i fundit është 34 vjeç dhe është nipi i themeluesit të kompanisë së veshjeve “Stone Islands”.
Melisa harron kështu të kaluarën me Boateng me të cilin ka edhe një fëmijë 7 vjeçar, që gjithashtu ka vendosur ta mbajë ajo vetë.
Sata njihet për format e saj të shkëlqyera, të cilat shpesh nuk nguron t’i ekspozojë në rrjetet sociale, ku tërheq vëmendjen e ndjekësve.



