Zaniolo deklaron preferencën në Serinë A

Zaniolo deklaron preferencën në Serinë A

Nicolo Zaniolo është një ndër lojtarët , për të cilin prej kohësh po luftojnë disa klube të rëndësishme në Serinë A . Eksperienca me Galatasaray-n nuk rezultoi ajo e menduara nga ishi i Romës, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për tu rikthyer në Itali. Gjatë një deklarate 23 vjeçari ka deklaruar preferencën në lidhje me këtë ligë , e cila e ndihmoi të ngjisë shkallët e suksesit : “ Gjithmonë më ka pëlqyer Juventusi. Jam fans i këtij klubi dhe Pogba ishte idhulli im ‘’, ishin këto fjalët e Nicolo Zaniolos. Në kohën kur aktivizohej me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ lojtari nga Toscana u konsiderua një ndër më të mirët e Serisë A dhe më gjerë por filloi ta humbasë protagonizmin me kalimin në Turqi, i cili e ka pranuar se ishte një hap i gabuar në karrierë. Në sezonin e ardhshëm ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ sigurisht do të tentojë të rifitojë vlerat e humbura nën drejtimin e Massimilliano Allegrit dhe me këtë deklaratë , drejtuesit kanë shansin për të përfituar shërbimet e Nicolo Zaniolos gjatë verës, pa mënjanuar se priten edhe largime nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ , për të cilin duhet të shpenzojnë 25 milionë euro, vlerë që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës me Galatasaray-n.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy