
Paraqitja dinjitoze në Botërorin e Katarit ia ka shtuar bindjen drejtuesve të Newcastles se duhet të firmosin me patjetër me amerikanin në merkaton e janarit.
Mesfushori nuk e ka gjetur mbështetjen e duhur tek Chelsea dhe interesi i ‘’ Las Urracas ‘’ ka ardhur pikërisht në momentin ideal.
Sipas të përditshmes britanike ‘ Daily Mirror ‘ , ‘’ Blutë e Londrës ‘’ pretendojnë 35 milionë euro për 24 vjeçarin por drejtuesit e Newcastles e konsiderojnë të tepruar këtë shifër dhe nuk janë të gatshëm ta paguajnë.
Pavarësisht se janë ekipi më i pasur i botës , operacionet do të jenë të mirëmenduara edhe në aspektin e shifrave dhe momentalisht po insistohet për të reduktuar këtë vlerë dhe gjithashtu kanë në favor faktin se Christian Pulisic synon të transferohet në ‘’ St James Park ‘’.
Newcastlen e pret një rrugë e gjatë përpara , e cila sigurisht do të jetë shumë e vështirë por faza e parë e sezonit ka treguar se të besuarit e Eddie Howes mund ti arrijnë objektivat në fundin e tij.



