Finalja e titullit, Tetova: Egnatia është gati, kemi entuziazëm

Finalja e titullit, Tetova: Egnatia është gati, kemi entuziazëm

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës finale për titullin kampion, me Partizanin.

Tetova deklaroi se ka keqardhje, për faktin se ekipi i tij ka kryesuar gjithë sezonin dhe titullin do e vendosë ndeshja e së dielës. Sipas tij, ekipi rrogozhinas është gati dhe me entuziazëm.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Na vjen keq sepse kemi udhëhequr që nga java e 3-të. Skuadra është maksimalisht e përqendruar dhe ne kemi përgatitur gjithçka në detaje dhe besoj që do të bëjmë më të mirën. Gjithçka është e detajuar, pasi është finale. Lojtarët do të luajnë me të gjitha forcat e tyre.

Nuk dua të flas për pjesët e dobëta të Partizanit. Gjithkush merr masat e tij. Nuk do të hiqja asnjë lojtar te Partizani, pasi mendoj vetëm për ekipin tim dhe të japim maksimumin. Nuk besoj se vlen eksperienca. Është një format i ri dhe gjithçka e re. Ekipi im pas Kupës ka një entuziazëm dhe jam i bindur se do të japim më të mirën.

Është rast i rrallë që për 1 vit të prekësh 4 finale. Kjo i bën mirë ekipit të luajë në finale. Finalet janë për lojtarët dhe unë mendoj se strategjitë janë të pranishme. Janë dy skuadrat që kanë përfunduar të parët dhe të dytën në Superiore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy