Pochettino dëshiron largimin nga Parisi

Pochettino dëshiron largimin nga Parisi

 Eksperienca në stolin e Paris St Germain po rezulton gjithmonë e më e vështirë për Mauricio Pochettinon.

Argjentinasi nuk ka mundur të liderojë francezët drejt fitimit të Champions Leagues pavarësisht se në këtë sezon nuk do të dalë pa trofe sepse ka garantuar Ligue 1, kampionat të cilit ‘’ Les Pariziens ‘’ ja kanë marrë dorën .

Krerët e klubit prapëseprapë nuk janë të kënaqur sepse kryeqytetasit kanë rrëshkitur për të disatën herë dhe ishi i Tottenhamit duket se ka marrë një vendim të parevokueshëm që lidhet me largimin nga ‘’ Parque de Prince ‘’.  

Portali vendas ‘ Le Parizien ‘ i ka dhënë më shumë fuqi vendimit të 50 vjeçarit i cili nëse i jep lamtumirën ish kampionëve të Francës, drejtuesit e tyre duhet ta rikompensojnë me 15 milionë euro për arsye të prishjes së kontratës të cilës i mbetet edhe një vit për tu finalizuar.

Pavarësisht se kjo çështje është akoma e freskët dhe nuk ka ende një vendim konkret , së fundmi është përforlur për disa kandidatë , ndër të cilët prioritet konsiderohej Zinedine Zidane , i preferuari i Nasser Al Khelaifit por fillimisht Paris St Germain duhet ti japë zgjidhje të menjëhershme qëndrimit ose jo të Mauricio Pochettinos i cili ka treguar se nuk është ende në nivelin e fitimit të Champions Leagues pavarësisht se ka në dispozicion lojtarët më të mirë në planet , fakt që ka filluar ta mërzise pronarin nga Katari që e ka pozicionuar Parisin  ndër kandidatët për ta shtuar njëherë e mirë këtë trofe në vitrinën e tejmbushur me të tillë.

Kontrata e ishi-t të ‘’ Spursave ‘’ është e vlefshme deri në 30 qershorin e 2023-shit por ngërçet që po hasin djemtë e tij në fushën e lojës e pamundësojnë në njëfarë mënyre qëndrimin në kryeqytetin francez pasi objektivi më madhor i këtij klubi mbetet akoma në tentativë.

 

           

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy