
Gjatë kësaj merkatoje verore drejtuesit e Barcelonës sigurisht po vijojnë punën për tu përforcuar në repartet respektive.
Edhe pse mbrojtja në të shumtat e rasteve ka marrë më shumë vëmëndje, edhe ofensiva mbetet prioritet për vijimësinë.
Nicolas Jackson i Chelseat i është bashkuar listës së Hansi Flickut, i cili duket se nuk ka gjetur hapësirat e mjaftueshme në 11-shen e Enzo Marescas, sidomos pas mbërritjes së Joao Pedros dhe Liam Delap në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Të qëndrosh për një kohë të gjatë tek një ekip elite është shumë e vështirë për arsye të rivalitetit dhe ‘’ Los Cules ‘’ do të tentojnë të përfitojnë nga ky fakt.
24 vjeçari e ka treguar gjatë dy sezoneve tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ se mund të rezultojë determinant me kalimin e kohës dhe falë potencës, shpejtësisë dhe arritjes pa probleme tek golat, vijon të bindë.
Nëse traineri gjerman do ti garantojë vendin e një titullari në sezonin e ardhshëm, drejtuesit e anglezëve nuk e shmangin një huazim tek Barcelona për të rikuperuar disi terrenin e humbur së fundmi.
Natyrisht që për golashënuesin nga Gambia mundësia e veshjes së bluzës së katalansve është tunduese, i cili shquhet për adaptimin e shpejtë në çdo sistem loje.
Bisedimet ndërmjet palëve ende nuk kanë nisur dhe besohet se së shpejti do të ketë risi në lidhje me të ardhmen e Nicolas Jackson.
Sezonin e shkuar, i dyti në rradhët e gjigandëve të Premier Leagues dhe jo vetëm nxënësi i Enzo Marescas kontriboi me 13 gola në 37 sfida, i cili i ndihmoi për tu kualifikuar për në Champions League.



