Juventusi nuk dorëzohet për Frattesin

Juventusi nuk dorëzohet për Frattesin

 Sezoni vijues do të ketë një rëndësi të veçantë për Juventusin për arsye se ky ekip do të mbushë 100 vjetorin e krijimit.

Merkatoja e verës  konsiderohet e domosdoshme për ta nisur mbarë sezonin 2022-2023, sidomos për skuadrat e elitës .

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të luftojë fort për fitimin e Scudettos dhe Champions Leagues , rrugë nga e cila ka devijuar në dy sezonet e fundit dhe në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube nuk ka mundur të përballojë në dy finalet e kaluara Barcelonën dhe Real Madridin dhe fatkeqësisht ka ngelur duarbosh.

Transferimet e Dusan Vlahovicit dhe Denis Zakaria i kanë dhënë rezultate Massimiliano Allegrit por distancimi nga suksesi e ka rritur shqetësimin tek bardhezinjtë dhe kësaj historie do të mundohet ti vihet pika duke filluar nga sezoni vijues.

Në merkaton e kaluar , juventinët i shkelën syrin mesfushorit të Sassuolos Davide Frattesi të cilin nuk e kanë harruar dhe do të nisin përsëri ofensivën gjatë verës sepse 22 vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët e Scudettos dhe torinezët shpresojnë se do ta arrijnë akordin me italianin.

Gjatë kësaj rruge , ish rekordmenëve të Serisë A do ti duhet të mposhtin Interin , i cili me Antonio Conten në stol i uli nga froni , episod që rivalët direktë do ta mbajnë mend gjatë . 

Davide Frattesi  është shëndërruar në një protagonist me ‘’ Neroverdët ‘’ pavarësisht se këta të fundit pothuajse gjithmonë notojnë në ujërat e mesit të tabelës , fakt që mund ta finalizojë eksperiencën në ‘’ Mapei ‘’ pasi me Juventusin do të ketë shumë garanci për t’iu afruar trofeve kolektivë , pse jo edhe atyre individualë në të ardhmen .

Disfatat e sezoneve të fundit i kanë dhënë për të kuptuar  Massimiliano Allegrit se futbolli ndryshon çdo ditë dhe duhet të jesh në lartësinë e duhur për të rivalizuar në çdo kompeticion sepse emri i madh dhe historia jo në të gjitha rastet të shoqëron.

4 gola dhe 2 asiste në 23 sfida të cilat i bashkangjiten një niveli të shkëlqyer jo më kot kanë shkaktuar këmbnguljen e këtij traineri që do të mbahet mend gjatë për arsye të fitimit të katër kampionateve rradhazi, katër  Kupave dhe dy Superkupave të Italisë .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy