
Egnatia vazhdon me përforcimet në merkato, teksa ditën e sotme ka prezantuar dy afrimet e reja në skuadër.
Bëhet fjalë për portierin Alen Sherri, i cili transferohet te rrogozhinasit, pas aventurës me Laçin dhe Emiljano Musta, që pak ditë më parë u largua nga Kukësi.
Dy afrime të rëndësishme për Egnatian, që në sezonin e fundit luftoi për mbijetesë dhe në kampionatin e ardhshëm mund të synojnë objektiva madhorë, siç është kualifikimi në Europë.
Në ditët e ardhshme, priten edhe lëvizje të tjera te skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova.



