
Një ndër objektivat e drejtuesve të Real Madridit për merkaton e verës sigurisht vijon të jetë përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes.
Ky repart i ka shkaktuar dhimbje të shpeshta koke trainerit Carlo Anceloti gjatë sezonit aktual dhe do të tentohet që kjo problematikë të zgjidhet gjatë kësaj periudhe.
Alexander-Arnold është një ndër të preferuarit e italianit, i cili është një lider në prapavijën e Liverpoolit prej disa sezonesh tashmë.

26 vjeçari ka eksperiencën e mjaftueshme dhe kapacitetin për të bërë maksimumin, i cili e ka bërë krenar trainerin Arne Slot.
Megjithatë, negociatat në lidhje me rinovimin e kontratës me ish kampionët e Champions Leagues nuk kanë avancuar dhe ky fakt i jep një lloj avantazhi ‘’ Galaktikëve ‘’.
Për Liverpoolin prezenca e anglezit është shumë domethënëse, i cili i ka dhënë qetësinë e duhur prapavijës dhe sigurisht ka spikatur me inkursionet e shpeshta drejt portave kundërshtare, efektive në të shumtat e rasteve.
Një transferim i mundshëm në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sigurisht jo vetëm për Alexander- Arnold por edhe çdo lojtar tjetër mbetet një tundim dhe pritet që në javët vijuese të vihen pikat mbi i në lidhje me të ardhmen.



