Liverpooli, gati oferta për Omar Marmoush

Liverpooli, gati oferta për Omar Marmoush

Shpërthimi i Omar Marmoush me Eintracht Frankfurtit nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Liverpoolit.

Tek ‘’ The Redsat ‘’ nevojiten përforcime, sidomos në repartin e avancuar dhe egjiptiani me 13 gola dhe 9 asiste në 15 sfidat e deritanishme ka tejkaluar çdo pritshmëri.

Afrikani shquhet si një element shumë i aftë në aspektin teknik dhe një nuhatës shumë i mirë goli dhe jo më kot është një kandidat potencial tashmë për tu transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’.

Përshtatja në disa pozicione të sulmit i ka krijuar më tepër avantazhe ekipit gjerman dhe drejtuesit e ish fituesve të Champions Leagues po mendojnë të ofrojnë 70 milionë euro për shërbimet e Omar Marmoush.

Vendimi i takon drejtuesve të Eintracht Frankfurtit, të cilët duhet ti bëjnë me kujdes llogaritë pasi një largim i golashënuesit mund të shkaktojë probleme në metrat e fundit në të ardhmen.

Një aspekt që duhet të evidentohet është se ishi i Stuttgartit pretendohet edhe nga disa klube të tjerë të rëndësishëm në kontinentin e vjetër, ç’ka do të thotë se Liverpoolin e pret një garë e ashpër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy