
Sulmuesi gjerman i Bayern Mynchen Thomas Myller shpreson se gjyqtari kryesor i takimit, Cüneyt Çakir, të ndajë drejtësinë ashtu siç duhet, duke kujtuar sfidën e edicionit të kaluar në çerekfinale, ku Real Madridi shënoi dy gola të cilët ishin pozicion jashtë loje.
“Ne jemi të përqendruar në ndeshje dhe nuk duam ta vëmë në presion gjyqtarin. Ata tashmë kanë shumë. Të gjithë e dinë historinë, pësuam këtu dy gola ofsajd. Penaltia e akorduar në fund kundër Juventusit, është folur shumë. Ai nuk duhet të infektohet nga të gjitha këto dhe shpresojmë në një referim të mirë. Ai është atlet si ne dhe dëshiron të bëjë paraqitje të mirë”, shtoi Myller.
Bayerni humbi 1-2 ndeshjen e parë në Allianz Arena, por gjermanët besojnë se mund të përmbysin gjithçka në “Santiago Bernabeu”.



