Pep Guardiola kërkon publikisht falje pas incidentit në ndeshjen e humbur kundër Njukasëllit

Pep Guardiola kërkon publikisht falje pas incidentit në ndeshjen e humbur kundër Njukasëllit

Pep Guardiola është shfaqur shumë i tensionuar pas ndeshjes së humbur në fundjavë kundër Njukasëll. Ai shfryu dukshëm ndaj gjyqtarit, e më pas kishte një episod aspak të këndshëm me një kameraman në fushë, të cilin e kritikoi duke i hequr edhe kufjet për t’i folur në vesh.

 

Sipas Gazetës Panorama, pamjet bën xhiron e rrjetit dhe tregonin qartësisht se Guardiola ishte i tensionuar. Vetë trajneri, në konferencën për mediat në ditën e sotme, para sfidës së Ligës së Kampioneve përballë Bajer Leverkusen, ka kërkuar publikisht falje.

 

“Kërkoj falje. U ndjeva i turpëruar kur e pashë, është e turpshme dhe i kërkoj falja kameramanit. I tillë jam unë. Nuk jam perfekt dhe bëj gabime”.

 

“Ajo që është e sigurt, është që mbroj ekipin dhe klubin tim, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Në eksperiencën time, për të fituar Premier Ligën, duhet të arrish 98 apo 100 pikë, nëse jo, nuk e fitojmë. Dhe meqë kemi humbur katër ndeshje në 12 javët e para…”, ishin fjalët e Guardiolës duke lënë të kuptohej se ishte i tensionuar për shkak të rezultateve të ekipit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy