Thomas Tuchel kërkon rinovime

Thomas Tuchel kërkon rinovime

 Traineri i Chelseat Thomas Tuchel ndihet mjaft i kënaqur me performancën e zhvilluar nga lojtarët e tij dhe kërkon qëndrimin disa elementëve kyç në ‘’ Stamord Bridge ‘’. 

Flitet për rinovimet e  Andreas Christensen ,  Cesar Azpilicueta dhe Antonio Rudiger  që konsiderohen të domosdoshëm nga gjermani dhe kanë influencuar shumë në arritjen e sukseseve nga londinezët.  Ishi i Borussia Dortmundit i ka bërë me dije drejtuesve që të fillojnë negociatat në lidhje me këtë çështje dhe këta të fundit janë shprehur të gatshëm për t’ia plotësuar dëshirën  

48 vjeçarit i cili arriti një sukses historik  sezonin e kaluar duke fituar për të 2-tën herë Champions Leaguen . Për momentin negociatat janë në avancë dhe numri një i  pankinës së ‘’ Bluve të Londrës ‘’ shpreson që gjithçka të përfundojë me sukses sepse  për lojtarët në fjalë janë interesuar disa ekipe , veçanërisht për Antonio Rudiger i cili pretendohet nga  Juventus , Bayern Munchen dhe  Real Madridi .  

Duke marrë  parasysh kontributin e dhënë tek Chelsea ,  për drejtuesit e kryeqytetasve është një domosdoshmëri plotësimi i kërkesave të  Thomas Tuchel  të cilit i mbetet shumë për të reflektuar tek kjo skuadër .

Deri më tani ecuria e Chelseat ka vijuar me ritme pozitive por patjetër që do ti duhet shumë punë për të mbrojtur trofeun e Champions Leagues dhe arritjes sa më larg në Angli , aty ku konkurrenca është tejet e ashpër .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy