
Në sezonet e fundit Marc Guehi ka arritur të konsiderohet një ndër më të mirët e Premier Leagues.
Mbrojtësi po lë gjurmë tek Crystal Palace, për të cilin s’kishin si të mungonin pretendentët cilësorë.
Manchester United është një ndër to, element që vlerësohet nga traineri Ruben Amorim.
24 vjeçarit i skadon kontrata me anglezët në 2026-tën dhe pas interesit të ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ e ardhmja mund ti ndryshojë.
Ishi i Chelseat konsiderohet si lider në prapavijë, për lojën bindëse dhe gjithashtu efikasitetin në duelet një kundra një.
Gjithashtu duhet shtuar se Marc Guehi mund të adaptohet në disa sisteme loje, fakt që e bën edhe më të preferuar nga ishi i Sporting Lisbonës, i cili e fitoi kampionatin në sezonin e kaluar.
Për më tepër vlera e kartonit është lehtësisht e përballueshme nga presidenca e 20 herë kampionëve të Premier Leagues, skuadër e cila me çdo kusht synon të arrijë përsëri majat në çdo kompeticion.
Tashmë, i mbetet në dorë drejtuesve të Crystal Palace ta pranojnë ofertën e atyre të Manchester United, e cila parashikohet se s’do të vonojë shumë.
Mbrojtësi i lindur në Abixhan të Bregut të Fildishtë numëron 2 gola në 14 sfidat e sezonit aktual, shumë i rëndësishëm në skemat e trainerit Oliver Glasner.



