Milan nis ofensivën për  Ekitike

Milan nis ofensivën për Ekitike

 Liga franceze vijon të jetë një destinacion shumë i preferuar i Milanit për arsye se në të kaluarën e ka dëshmuar se i ka ardhur mjaftueshëm në ndihmë kuqezinvje. 

Rastet si Magnan,  Kalulu, Rafael Leao dhe  Ballo-Toure i kanë lënë një shije të mirë italianëve të cilët janë rikthyer përsëri për ti vjedhur të tjerë talentë . 

19 vjeçari i Reims Hugo Ekitike ka ditur ti ngjisë shumë shpejt shkallët drejt suksesit dhe tashmë Milani  sipas ‘ Calciomercatos ‘ e ka përfshirë në projektin ambicioz të Stefano Piolit , trainer që ka rezultuar një goditje cilësore e drejtuesve .  \

Sulmuesi në fjalë ka dëshmuar se e ardhmja mund ti garantojë një eksperiencë ndryshe dhe si papritur është shfaqur ‘’ Djalli ‘’ , i gatshëm ta transferojë në mitikun ‘’ San Siro ‘’.  

Francezi është një lojtar me shumë pretendime, fakt të cilin e konfirmoi me refuzimin e 40 milionë eurove të ofruara nga Newcastle  duke dhënë për të kuptuar se kërkon një ekip të elitës i cili mund ta afrojë me trofetë dhe sigurisht të shijojë emocionet e evenimenteve më të rëndësishëm të futbollit.

Pavarësisht peripecive të cilat i kanë forcuar , djemtë e Stefano Piolit vijojnë rrugën drejt rikuperimit të terrenit të humbur , projekt që bazohet në transferimin e lojtarëve që kanë lënë gjurmë në ekipet respektive dhe Hugo Ekitikes i është prezantuar një shans ideal  sepse flitet për një skuadër me shumë histori në sportin më të ndjekur në planet .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy