Festimi në nder të legjendës Diego Armando Maradona do të kalojë jo pa pasoja për Lionel Messi-n.
Futbollisti i Barcelonës në ndeshjen e fundjavës kundër Eibar, teka shënoi golin e katërt për ekipin, festoi duke ngritur fanellën poshtë të cilës mbante një tjetër që Maradona kishte veshur te Neë Olld Boys në Argjentinë.
Sipas federatës spanjolle të futbollit kjo është e palejuar dhe për këtë arsye kanë gjobitur Messi-n me 600 euro, ndërsa për Barcelonën është caktuar 3500 euro. Shifra që gjithsesi duken qesharake për nivelin që po flasim.



