Dede: Te Shqipëria do vijnë lojtarë shumë të mirë në të ardhmen

Dede: Te Shqipëria do vijnë lojtarë shumë të mirë në të ardhmen

Trajneri Nevil Dede thotë se mjafton që Armando Broja të ketë minuta te Shqipëria, nuk ka shumë rëndësi nëse luan si titullar apo nga stoli. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede u shpreh se në të ardhmen te Shqipëria do vijnë lojtarë shumë të mirë dhe trajneri do e ketë shumë të vështirë të bëjë zgjedhje për formacionin

Në mbrojtje Kumbulla dhe Gjimshiti janë të padiskutueshëm. Ka konkurrencë mes Mihajt dhe Ismajlit. Jam dakord që Broja të rritet. Diskutimi pas ndeshjes me Hungarinë, ishte që të kishte më shumë minuta. Mua më intereson, që Broja të jetë në fushë. Se sa minuta do të jetë në fushë, e vendos stafi. Ne duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Kemi një grup lojtarësh shumë të mirë. Te Kombëtarja do vijnë edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë, për të cilët, Reja apo edhe trajner tjetër që mund të jetë, do e ketë të vështirë të zgjedhë. Unë e kisha thënë që do kishim goleadë, por ndeshja me San Marinon nuk është test për Shqipërinë. Duhet të gëzojmë për këto fitore, rrallë e bën Shqipëria këtë. Ne jemi në vend të dytë. Unë po them që duhet të jemi me këmbë në tokë.”, u shpreh Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy