
Elbasani i shkoi shumë afër fitores, në miqësoren me klubin e madh grek, Aris Selanik.
Skuadra shqiptare, ishte në avantazh deri pak sekonda para fundit. Bedri Greca, i dha avantazhin Elbasanit në minutën e 18-të.
Megjithatë një gol i shënuar në minutat e fundit nga skuadra greke, bëri që ndeshja të mbyllet në barazim 1-1.
Një ndeshje shumë e mirë nga Elbasani, që tregon se është gati për Superioren.



