
Rasmus Hojlund është shëndërruar në një ndër sulmuesit më cilësorë jo vetëm në Itali por edhe në kontinentin e vjetër.
Prezenca e danezit në 11-shen e Gian Piero Gasperinit, i ka krijuar shumë avantazhe Atalantës dhe kontributi i çmuar me bergamaskët është vlerësuar nga disa ekipe të elitës.
Pas Real Madridit dhe Juventusit, për shërbimet e 20 vjeçarit ka treguar interes edhe Chelsea , për të cilin drejtuesit e ‘ La Deas ‘ pretendojnë 50 milionë euro.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ po përpiqen me çdo mjet për të rikuperuar terrenin e humbur , në Premier League dhe Champions League dhe do të zhvillojnë një supersfidë me ‘’ Galaktikët ‘’ dhe ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ për nordikun.
Mënyra e lojës së Rasmus Hojlund i ka impresionuar londinezët , lojtar i frikshëm për rivalët, tejet potent dhe efikas në duelet një kundra një .
Në sezonin aktual numëron 8 gola dhe 2 asiste në 26 sfida dhe largimi nga ‘’ Gewiss ‘’ mund të shëndërrohet në një ndër transferimet më të shtrenjta në historinë e italianëve.



