
Në kohët e fundit Marcos Senesi ka rezultuar një ndër më të mirët e Premier Leagues referuar pozicionit ku aktivizohet. Argjentinasi është pjesë e Bournemouthit, një ekip mesatar në këtë kampionat.
Gjithsesi ecuria shumë premtuese është shoqëruar me interesin e Liverpoolit.
Drejtuesit dhe traineri Arne Slot e kërkojnë medoemos në ‘’ Anfield Road ‘’ mbrojtësin, të cilit i përfundon kontrata me anglezët në fundin e sezonit.
28 vjeçari është adaptuar pa shumë probleme me ritmin e këtij futbolli i cili numëron 30 sfida dhe 4 asiste në sezonin aktual.
Interesi i Liverpoolit përkthehet edhe si një mundësi për të shpalosur potencialin në kompeticionet europiane duke qenë se vijimi i Ibrahima Konates është në dyshim.
Marcos Senesi filloi të spikasë tek Feyenoordi me të cilin zhvilloi tre sezone dhe më pas vendosi për Bournemouthin.
Duhet theksuar se rendimenti i Virgil Van Dijk vijon ta lërë të pakënaqur numrin një të solit dhe medoemos drejtuesit do të insistojnë për të firmosur me lojtarin nga Entre Rios.
Ish fituesit e Champions Leagues s’do ta kenë të lehtë sepse edhe Chelsea, Tottenham Hotspuri dhe Aston Villa duan ta largojnë nga ‘’ Dean Court ‘’ i cili mund të ketë fatin të përfaqësojë një ekip elite në të ardhmen e afërt.
Nxënësi i Andoni Iraolas numëron 32 sfida në sezonin aktual dhe në secilën prej tyre ka konfirmuar cilësitë në prapavijë.



