
Kampionja e bodybuildingut, Sara Cici, ka arritur një sukses të rëndësishëm në karrierën e saj duke fituar medaljen e bronztë në garën ballkanike në kategorinë ‘Bikini Fitness Junior -23 vjeç’.
E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Sara tregoi për rrugëtimin e saj në këtë sport sfidues, të cilin e nisi si një pasion i hershëm për aktivitetin fizik.
Nga natyra jam kurioze sidomos te pjesa e sporteve, dhe gjithmonë kam provuar disiplina të ndryshme sportive dhe nga të preferuarat e mia ka qenë bodybuilding.
Normalisht kategoria që kam zgjedhur është ‘bikini fitnes’ është një kategori që ruan format femërore duke i kombinuar ato me muskujt, nuk është një kategori e ekzagjeruar.
Është një sport shume sfidues deri ne limitet ekstremit dhe i adhuroj këto lloj sportesh dhe nuk do të mund te rrija pa e provuar.
Përgatitja për garën ishte një sfidë më vete.
Sara tregoi se nisi stërvitjen gjashtë muaj përpara kompeticionit, përmes një regjimi stërvitor dhe ushqimor strikt.
Unë gjithmonë jam marrë më sportet por stërvitja për bodybuilding kërkon një disiplinë të jashtëzakonshme.
Kam filluar gjashtë muaj përpara garës dhe ka qene një përgatitje shumë intensive. Përgjatë këtyre gjashtë muajve kam punuar pothuajse stërvitej te përditshme , deri në dy ortë ne ditë.
Ndoshta një profesionist tjetre do te zgjidhte edhe një orë e gjysmë se aq është intensiteti maksimal i muskulit por duke qenë hera ime e parë dhe duke qene se kam pasur pak kohë për paraqitje, deri ne dy ore ne ditë ka qene maksimalja duke përfshire këtu edhe kardion deri në 40 minuta.
Pastaj te regjimi ushqimor nuk gabohet as grami, kur do te formosh trupin me muskuj, as frutat nuk duhet shtuar, sepse merr sheqer. E kam mbajtur dietën shume strikte, nëse e konsumon ne sasi normale, je ok, por nëse e shton pak sasinë ti je duke marrë sheqer dhe nuk të bën mire sepse je ne një proces që duhet te definohesh dhe të përthahesh derisa të arrish të nxjerrësh muskujt.
Gara ishte shumë e fortë, kategoria ime ka pasur katër vajza, ato kishim më shumë eksperienca sesa unë, dalja në skene ishte shumë emocionuese.
Fitova një çmim shumë të mirë për një vajzë që është në fillimet e saj në këtë sport. Ishte një përvojë që do ta mbaj mend gjatë.



