
Interesi i Arsenalit dhe Juventusit i ka përshpejtuar aksionet e drejtuesve të Real Madridit për rinovimin me Marco Asension .
Sipas zërave të fundit, mesfushori ka kërkuar më shumë protagonizëm pasi beson se mund ti japë përparësi ofensivës gjatë ndeshjeve .
Traineri Carlo Ancelotti ka preferuar aktivizimin e Rodrygos dhe Fede Valverdes por spanjolli në ndeshjet e fundit ka rezultuar determinant tek ‘’ Galaktikët ‘’.
27 vjeçari ka dhënë për të kuptuar se është i gatshëm të luftojë deri në fund , tek një ndër ekipet me kërkesë më të lartë llogarie dhe ndër rivalët më të fortë si në Spanjë ashtu edhe në Champions League.
Fakti se kontrata e ish-t të Mallorcas skadon në fundin e sezonit , sigurisht e bën edhe më emocionuese historinë sepse nga një anë ‘’ Los Blancos ‘’ do të siguronin qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ të një elementi cilësor të Carlo Ancelottit dhe gjithashtu do të evitonin largimin nga kryeqytetasit me parametër zero.



