
Vllaznia ka zyrtarizuar dy afrime këtë të enjte. Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri dhe sulmuesi Bujar Hajdari. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi shkodran, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se me skuadrën në stërvitjet që ajo po zhvillon në Bosnjë- Hercegovinë, janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj. Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri dhe sulmuesin Bujar Hajdari të cilët do të jenë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme.”, shkruan Vllaznia.



