Federata Shqiptare e Futbollit, ka zyrtarizuar miqësoren e katërt dhe të fundit për Shqipërinë, para Europianit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, do të përballen me më 7 qershor.
Ende nuk është përcaktuar stadiumi dhe orari kur do të luhet kjo ndeshje. Kjo do të jetë ndeshja e gjashtë në histori mes dy skuadrave, teksa Shqipëria numëron tre fitore, një barazim dhe një humbje kundër Azerbajxhanit.
Kombëtarja shqiptare fillimisht do të luajë dy takime miqësore në muajin mars, me Kilin më datë 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45, ndërsa tre ditë më vonë më datë 25 mars, Kombëtarja do të luajë me Suedinë në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit.
Në muajin qershor Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera miqësore. E para me Lihtenshtejnin më datë 3 qershor, ndërsa takimi i fundit miqësor para nisjes së Europianit do të jetë ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor.



