Mbrojtësi i Anglisë: Para finales babai u shtyp nga turma e tifozëve, mbeti me brinjë të thyera

Mbrojtësi i Anglisë: Para finales babai u shtyp nga turma e tifozëve, mbeti me brinjë të thyera

Mbrojtësi i Anglisë, Harry Magurie ka treguar se babai i tij mbeti me brinjë të thyera, para finales së Europianit, pasi u shtyp nga turma e tifozëve. Gjithçka ndodhi për shkak të tifozëve të shumtë të cilët donin të futeshin në stadium pa biletë. Mbrojtësi tregon se babi i tij mbeti në mes të turmës, kur ata po përplaseshin për t’u futur në stadium. Madje ai shton se prindi i tij, e kishte të vështirë të merrte frymë në ato momente, duke rrezikuar jetën, teksa e quajti këtë si diçka me të vërtetë të frikshme.

“Babai im ishte shtypur nga turma, që donte të hynte në stadium pa biletë. Unë nuk kam folur shumë me të, por jam i kënaqur që fëmijët e mi nuk erdhën në atë ndeshje. Ishte e frikshme. Nuk dua që dikush ta përjetojë atë gjë në një ndeshje futbolli. Unë kam parë shumë video, kam folur me babanë dhe familjen time. Ishte babai dhe agjenti im që vuajtën më shumë. Ai kishte vështirësi me frymëmarrjen më pas, për shkak të brinjëve të thyera, por nuk do që të bëhet bujë e madhe. Shpresoj se mund të mësojmë nga kjo dhe të sigurohemi që të mos ndodhë më.

Babai gjithmonë do të më mbështesë dhe do të vijë në ndeshje, por tashmë do të jetë pak më i vetëdijshëm për gjithçka që ndodh përreth. Të gjithë duhet të jemi më të vetëdijshëm dhe të mësojmë prej këtyre situatave. Gjërat mund të kishin qenë shumë më keq, por duhet të sigurohemi që të mos ndodhin më", u shpreh Maguire.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy