Behari: Egnatia nuk është rastësisht këtu. Dinamo ka nevojë për personalitet, jo për lojtarë

Behari: Egnatia nuk është rastësisht këtu. Dinamo ka nevojë për personalitet, jo për lojtarë

Trajneri Ardi Behari, në emisionin “Skaner” në MCN TV, tha se Egnatia nuk është rastësisht deri këtu, por është një projekt që ka nisur para një viti. 

I pyetur për Dinamon, Behari deklaroi se skuadra nuk ka nevojë për lojtarë, por ka nevojë për personalitet. 

Egnatia nuk është rastësisht këtu. Nuk ka filluar sivjet, por është një projekt që ka filluar nga vjet. Egnatia është duke vrapuar drejt qëllimit të vet. Dwamena, është një lojtar që i mungon, jo vetëm Egnatias, por kampionatit shqiptr. Është zëvendësuar nga lojtarë po aq cilësorë.

Forca e Egnatias, nuk është një repart. Forca është te e gjithë skuadra, sidomos mesfusha. Janë sinkronizuar me njëri-tjetrin. Zbritja e mbrojtësve të krahut, ndodh pak te skuadrat shqiptare. 

Gjatë një kampionati, janë të treja rezultatet. Unë nuk shikoj që Dinamo nuk ka lojtarë. Nuk mund të ankohen për lojtarë te Dinamo. Skuadra ka nevojë për personalitet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy