
Shqipëria U-21 është mposhtur me rezultatin 2-1 nga moshatarët e Kosovës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Ndonëse kiqezinjtë kaluan të parët në avantazh, “Dardanët” ia dolën të përmbysin shifrat për të marrë 3 pikët.
Goli i Karricës në minutën e 58, u bë i pavlefshëm pas golave të Krasniqit në minutën e 66 dhe Sejdiut në minutën e 91.
Shqipëria mbetet në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Kosova renditet e pesta me 6 pikë.



