Monchengladbah përcakton çmimin për Thuram

Monchengladbah përcakton çmimin për Thuram

Prej kohësh sulmuesi Marcus Thuram po ndiqet nga disa klube me emër , ndër të cilat spikat Interi.

Drejtuesit e zikaltërve janë të ndërgjegjshëm se për tu rikthyer tek trofetë e rëndësishëm duhet të afrojnë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ lojtarë cilësorë por duke patur parasysh problemet e theksuara në aspektin ekonomik, largimet konsiderohen të domosdoshme për ish fituesit e Scudettos.

25 vjeçari francez po shkëlqen tek Borussia Monchengladbah dhe gjermanëve nuk u ka mbetur opsion tjetër veçse të përcaktojnë vlerën për largimin e golashënuesit, kontrata e të cilit merr fund në 2023- shin.

10 milionë euro është shifra që duhet të paguajë Interi për të siguruar shërbimet e Marcus Thuram , djali i legjendës dhe njëkohësisht fituesit të  Botërorit të 1998-tës Lilian Thuram .

Duhet theksuar se ishi i Guingamp mund të aktivizohet në të gjitha pozicionet e ofensivës , si përshembull ekstrem apo qendërsulmues, fakte të cilët e kanë favorizuar gjatë ndeshjeve por transferimi në Milano do të varet nga largimet e Joaquin Correas dhe Edin Dzekos.

Katër sezone tek Borussia Monchengladbahu i kanë shërbyer talentit të lindur në Parma për të rritur kualitetin dhe interesi i Interit reflekton qartazi potencialin e Marcus Thuram.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy