Paris St Germain, gjen zëvëndësuesin e Donnarummas

Paris St Germain, gjen zëvëndësuesin e Donnarummas

  Duke qenë se Gianluigi Donnarumma ende nuk e ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me drejtuesit e Paris St Germain këta të fundit kanë filluar të mendojnë për zëvëndësuesin e tij. 

Përpjekjet e tyre mesa duket kanë patur sukses dhe bëhet fjalë për Lucas Chevalier, i cili aktivizohet në rradhët e Lilles. 

Negociatat ndërmjet palëve kanë avancuar ashtu siç pritej dhe presidenti i ‘’ Les Dogues ‘’ Olivier Letang pretendon të arkëtojë rreth 40 milionë euro për 23 vjeçarin. 

Kjo shifër nuk përbën aspak problem për xhepat e Nasser Al Khealifit, një president i cili ka dhënë maksimumin ndër vite për kryeqytetasit duke i shëndërruar në një ndër ekipet më të mirë të botës. 

Ndërkohë lista e pretendentëve s’mbaron me kaq sepse edhe në Premier League Manchester City dhe Manchester United synojnë të përfitojnë shërbimet e Lucas Chevalier, ç’ka do të thotë se do të jetë një tjetër sfidë gjigandësh në kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy