
Lajme aspak të mira vijnë nga infermieria për trajnerin e Chelsea, Thomas Tuchel. Mesfushori i londinezëve, N’Golo Kante do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth një muaj.
Francezi ka pësuar një tërheqje muskulore dhe pas ekzaminimeve të bëra së fundmi, është zbuluar se lojtari duhet të qëndrojë jashtë për 4 javë.
Një lajm i keq ky për Chelsea, pasi Kante është një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Tuchel, i cili tani duhet të gjejë një zgjidhje tjetër për ndeshjet e radhës.
Kante u dëmtua në derbin me Tottenham dhe u zëvendësua në minutën e 84, në ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2.



