Mirel Josa: Nuk u futëm për barazim, por ishte rezultat i drejtë

Mirel Josa: Nuk u futëm për barazim, por ishte rezultat i drejtë

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas barazimit 1-1 me Vllazninë.

Josa deklaroi se skuadra nuk u fut për të marrë barazimin, por shtoi se rezultati i fushës ishte i drejtë, për atë që treguan skuadrat.

Nuk kishim hyrë në fushë për të barazuar ndeshjen. Ndeshja përfundoi në barazim sepse dhe Vllaznia na imponoi një lojë, të cilën ne e kishim shumë parasysh se çfarë do bënte. Ishte një pjesë e parë që u interpretua mirë nga ne.

Kaluam në avantazh, por momentet e para të pjesës së dytë nuk ishin shumë të mira për ne. Ishte shumë shpejt, por u futëm deri diku në lojë. Me rastet që patëm ne, qoftë dhe skuadra e Vllaznisë, ndeshja mund të shkonte ndryshe. Mund të ishte një barazim jo i kënaqshëm, por i drejtë.

S’ka më futboll brenda-jashtë. Skuadra duhet të luajë njësojë si në transfertë, si në fushën tonë. Thjesht ne duhet t’i ambientohemi kundërshtarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy