
Largimit të Aubameyang pritet ti bashkohet ai i Alexandre Lacazette në fundin e sezonit dhe Arsenali ndihet shumë i frustruar pasi në merkaton e kaluar i shpëtoi Dusan Vlahovic që vendosi për Juventusin.
Përpara kësaj situate të sikletshme , Mikel Arteta s’ka ç’të bëjë veçse të shikojë përpara .
Projekti për rikthimin në atë Arsenalin e frikshëm të shumë sezoneve më përpara vijon të jetë kryefjala e përditshmërisë së ‘’ The Gunnersave ‘’ por traineri spanjoll duhet të tregohet shumë i matur në përzgjedhjen e lojtarëve që do ti shërbejnë kryeqytetasve për tu rikthyer në origjinë.
39 vjeçari menjëherë i ka bërë peticionet duke i kërkuar drejtuesve transferimin e Dominic Calvert – Lewin sepse gjendja në ofensivën e britanikëve është rënduar dhe s’mund të vijohet kështu .
Por edhe riparimi i mesfushës mbetet prioritet i Mikel Artetas i cili e ka fokusuar vëmëndjen tek Ward-Prowse, lojtar që po bën mirë tek Southampton dhe sipas ‘ Daily Mail ‘ mund ti shërbejë mesfushës e cila në bashkpunim me repartet e tjera që janë drejt konolidimit , mund të formojnë një skuadër kompetitive në sezonin vijues , e gatshme për një performance dinjitoze në Champions League, eveniment ku mungon prej shume kohësh .



