
Kukësi mbylli një sezon, që mund të quhet i dështuar, për shkak se e nisën me objektiva madhorë dhe përfunduan duke luftuar për mbijetesë, të cilën e siguruan vetëm në javët e fundit.
Për këtë arsye, në merkaton e verës pritet të ketë lëvizje të shumta te skuadra verilindore. Kukësi e ka nisur merkaton me largime. Klubi ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Johnson Owusu.
Ky i fundit u afrua me bujë në merkaton e janarit, por ishte larg pritshmërive dhe palët kanë vendosur të ndajnë rrugët.



