Bayern nuk kalon dot Herthan në “Allianz Arena”, fitojnë Stuttgart e Moenchengladbach

Bayern nuk kalon dot Herthan në “Allianz Arena”, fitojnë Stuttgart e Moenchengladbach

Janë mbyllur 4 takimet e para për javën e 24-t të Bundesligës gjermane.

Kryesuesit e kampionatit Bayern Munich, janë ndalur në shtëpi nga Hertha Berlin pas një ndeshjeje pa gola të pasditene sotme.

Ekipi i drejtuar nga Jup Henkes priti në “Allianz Arena” skuadrën e Berlinit në një sfidë e dominuar nga bavarezët të cilët humbën shumë raste përgjatë 90 minutave ndërsa Hertha nuk është treguar thuajse fare e rrezikshme në zonën e Bayern me objektivin e vetëm që ka pasur të mos pësonte gol. 

Me 3 dhëmbëshin Robben-Ribery-Lewandowski të besuarit e Jupp Heynkes nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës duke u mjaftuar me një barazim pa gola.

Pas 10 fitoreve radhazi në Bundesligë dhe 16 fitore në të gjitha kompeticionet, bavarezët kanë arkëtuar vetëm një pikë, e cila e çon në kuotën e 60 pikëve në total në krye të Bundesligës, 20 më shumë se ndjekësi i parë, që është Dortmundi.

Në takimet e tjera Hannover96 u mposht minimalisht 1-0 nga Borussia Moenchengladbach, Stuttgart fitoi po minimalisht 1-0 ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa takimi mes Hoffenheim dhe Freiburg u mbyll në barazim 1 me 1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy