Përballje emocionuese, De Biasi: Duhet të shfyrtëzojmë rastet që do na jepen

Përballje emocionuese, De Biasi: Duhet të shfyrtëzojmë rastet që do na jepen

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, foli në konferencën për shtyp nga Palermo, për përballjen e nesërme kundër Italisë.

Në fjalën e tij tekniku i kuqezinjve tha se shpreson skuadra e tij të bëjnë një paraqitje të mirë ndaj Italisë, ku theksoi se duhet t’i shfrytëzojnë mësë miri rastet që do u jepen.

“Të gjithë kërkojnë të fitojnë. Kur zbret në fushë zbret për të fituar dhe nuk e shikon fanellën që kanë veshur. Normalisht nesër do të jetë emocionuese kur të dëgjoj himnin e Shqipërisë dhe Italisë. Besoj se mrekullia që mund të arrijmë ndaj Italisë është të jemi të qetë dhe të shfrytëzojmë rastet që kemi”

I pyetur nëse Shqipëria do të luajë si ndaj Francës, De Biasi tha.

Në Europian kundër Francës luajtëm mirë, shpresojmë të bëjmë edhe kundër Italisë. Kur zbret në fushë zbret për të fituar dhe nesër duhet t’i shfrytëzojmë shanset tona”

Sa i përket formacionit De Biasi tha se është ende në dilemë.

“Nuk kam vendosur ende për formacionin, kam disa dilema që do t’i zgjidhë më vonë”, tha De Biasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy