Një tjetër yll i është bashkuar kombëtares së Kosovës, dhe bëhet fjalë për lojtarin që luan me skuadrën e Manchester City, Sinan Bytyçi.
Talenti kosovar që më parë ka luajtur me kombëtaren e Austrisë, ka vendosur që ti bashkohet kombëtares së drejtuar nga Albert Bunajaku. Pas Milot Rashicës, Alban Mehës, dhe Herolind Shalës, që u larguan nga kombëtarja shqiptare, një tjetër lojtar i rëndësishëm do të jetë pjesë e Kosovës që ka nisur të marrë formën e duhur.
Sinan Bytyçi është pjesë e Manchester Sitit prej disa sezonesh, por sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Cambur. Bytycci cilësohet si një nga talentët më premtues në të ardhmen dhe pritshmëritë për të janë mjaft të mëdha.



