Po shkëlqen me Tiranën, Totre grumbullohet nga Maqedonia e Veriut

Po shkëlqen me Tiranën, Totre grumbullohet nga Maqedonia e Veriut

Ennur Totre është një nga lojtarët më të spikatur në 8 javët e para të kampionatit shqiptar. Mesfushori ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Tiranën, duke pasur edhe ai meritën e tij, për formën e mirë që po kalojnë bardheblutë. 

Vetë klubi i Tiranës, ka bërë të ditur sot se Totre është thirrur në grumbullim me Maqedoninë e Veriut, për ndeshjet e nëntorit. 

Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski, ka vendosur të grumbullojë yllin e Tiranës, duke i dhënë kështu një mundësi të artë për të treguar veten. 

Maqedonia e Veriut do të përballet me 11 nëntor me Armeninë dhe 14 me Islandën, ndeshje këto të vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës.

25-vjeçari është aktivizuar vetëm një herë më kombëtaren maqedonase, teksa kujtojmë se më parë ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë por pa mundur të debutojë më fanellën kuq e zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy